Këto janë 100 kuzhinat dhe ushqimet më të mira të botës për vitin 2023! Ku renditet Shqipëri?
- Zonë Turizmi
- Dec 14, 2023
- 1 min read

Janë publikuar renditjet vjetore të TasteAtlas të kuzhinave, pjatave, qyteteve ushqimore, produkteve ushqimore dhe përbërësve më të mirë, si dhe listat e restoranteve dhe librave legjendar të gatimit.
Janë regjistruar gjithsej 395,205 (271,819 të vlefshme) vlerësime të pjatave dhe 115,660 (80,863 të vlefshme) vlerësime të produkteve ushqimore.
Bazuar në këto vlerësime, u nxorën 50 artikujt ushqimorë më të mirë për çdo kuzhinë dhe kuzhinat më të vlerësuara në botë u renditën sipas vlerësimeve mesatare të pjatave dhe produkteve ushqimore më të vlerësuara të secilit vend. Italia dhe Japonia shënuan të njëjtin vlerësim mesatar, por Italia ka zënë vendin e parë sërish këtë vit për shkak të një vlerësimi më të lartë të pjatës së saj më të vlerësuar - picës. Kuzhina e tretë më e vlerësuar është greke. Ndërsa Shqipëria renditet e 91-ta në listë me notën 3.9. Ushqimet dhe restorantet më të vlerësuara ishin:
Ushqimet: Gjizë, Fërgesë Tirane, Qofte fërguara, Flija, Ballokume Elbasani etj.
Kuzhinat: Mrizi i Zanave Agriturizëm (Fishtë), Ceren Ismet Shehu (Surrel), Taverna Tradicionale Kardhashi (Gjirokastër), Restaurant Taverna Kala (Elbasan), Kodra e Kuajve (Durrës) etj.