Cilat janë bizneset në industrinë e turizmit?
- Zonë Turizmi
- May 27, 2021
- 1 min read
Updated: May 28, 2021
Industria e turizmit është një nga industritë me rritjen më të shpejtë në botë. Ka nga ata që e quajnë turizmin sektor dhe ka të tjerë që e shohin turizmin si një industri. Në fakt, turizmi është një industri sepse përbëhet nga sektorë dhe nënsektorë të tjerë.

Por cilët janë këta sektorë që përbëjnë industrinë e turizmit?
Meqenëse turistët do të kenë shumë nevoja dhe kërkesa të ndryshme gjatë pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet turistike, shumë biznese me karakteristika të ndryshme janë krijuar për t'i përmbushur ato. Këto biznese, të cilat quhen ndërmarrje turistike, janë si më poshtë:
Sektori i operatorëve turistikë
Sektori i ushqimit dhe pijeve
Sektori i akomodimit
Sektori i rekreacionit
Sektori i agjensionëve të udhëtimi
Sektori i transportit


