top of page

Llojet e Servisimt në Restorante



Në botën e gastronomisë, ekzistojnë në thelb katër lloje shërbimesh: shërbimi franceze, amerikane, ruse dhe anglez. Se si kryhen këto shërbime dhe ku ndryshojnë nga njëra-tjetra, të shohim më poshtë.


Shërbimi Francez: Në këtë shërbim, ushqimi përgatitet në një tabaka ose pijate në kuzhinë. Ajo sillet në tryezë nga kamerieri dhe shërbehet nga ana e majtë e mysafirit. Vizitori e merr ushqimin në tabaka me setet e servimit dhe e vendos në pjatën e tij. Në këtë lloj shërbimi, është e rëndësishme që mysafiri të njohë rregullat e shërbimit. Kur kuptohet që mysafiri nuk e njeh shërbimin, personeli i shërbimit duhet të ndihmojë mysafirin. Në Shërbimin Francez, mysafiri rregullon sasinë e ushqimit që do të marrë. Megjithëse përdoren mjete speciale për këto punë, kjo kërkon trajnim të veçantë për personelin e shërbimit. Në përgjithësi, menuja është e ndarë në tre ose katër seksione. Këto mund të renditen si "fillestar", "meze të nxehtë", "pjatë kryesore" dhe "ëmbëlsirë".


Shërbimi Amerikan: Shërbimi Amerikan, është i miratuar nga shumë kompani që shërbejnë edhe në vendin tonë. Në shërbimin amerikan, pijatat bëhen gati për shërbim paraprakisht dhe u servohen mysafirëve në një pijate. Në këtë shërbim, ushqimi del nga kuzhina dhe shërbehet në tryezë, me ushqimin e dekoruar, të salcuar dhe dekore anësore. Shërbimi bëhet nga ana e djathta e klientëve. Gjithashtu, edhe largimi ose pastrimi i pijatave bëhet nga ana e djathtë.

Një nga tiparet dalluese të shërbimit amerikan është që të gjithë mysafirët të shërbehen në të njëjtën kohë dhe largimi tyre nga tavolina duhet bërë në të njëjtën kohë.


Shërbimi Rus: është vendosja e ushqimit të ndarë në tabaka në mes të tryezës. Në këtë lloj shërbimi, ushqimi ndahet dhe rregullohet në tabaka ose pijata. Pasi të sillet nga personeli i shërbimit dhe t'u tregohet mysafirëve, ushqimi me tabak vëndoset në mes të tryezës. Mysafirët marin ushqimin e tyre. Kur është e nevojshme, kamarieri ndihmon me shërbimin.


Shërbimi anglez: Në këtë shërbim, ushqimi sillet në tabaka si në Shërbimin Francez. Shërbohet nga personeli i shërbimit nga e majta e vizitorit. Ndërsa shërbimi bëhet nga personeli i shërbimit, ekziston një kontroll i porcijoneve të ushqimit. Shpërndarja e ushqimit bëhet me pirun dhe lugë. Ky shërbim shpesh përdoret në bankete.


bottom of page