Ndalohen grupet turistike mbi 25 persona në destinacionin e famshëm
- Zonë Turizmi
- Jan 3, 2024
- 1 min read
Venecia, një nga qytetet në Itali ku efektet e turizmit masiv shihen më rëndë, ndaloi grupet turistike të drejtuara prej më shumë se 25 personash dhe përdorimin e megafonëve.

Sipas lajmeve në BBC, vendimi i marrë nga Bashkia e Venecias do të zbatohet nga 1 qershori 2024. Bashkia njoftoi se vendimi synon “promovimin e turizmit të qëndrueshëm” dhe në të njëjtën kohë “mbrojtjen e banorëve urbanë”.
Grupet turistike prej më shumë se 25 personash nuk do të lejohen të vizitojnë qendrën historike të qytetit të Venecias, si dhe në ishujt Murano, Burano dhe Torcello.


