top of page

Nga cili vend ka origjinën ëmbëlsira "trileçe"?

Trileçe është një tortë në formë sfungjeri e cila zbutet me sherbet prej qumështi dhe sipër sajë hidhet karamel.

Për shkak të emrit të saje Trileçe, e që në shqip ky emër është i kuptueshëm, shumë prej nesh kemi menduar se kjo është një ëmbëlsirë që vjen nga vendi ynë.



Kjo ëmbëlsirë është shumë e famshme në vendin tonë. Megjithatë, edhe pse mban emrin që na duket në shqip, kjo ëmbëlsirë nuk e ka origjinën nga vendi ynë.


Nga cili vend e ka origjinën "trileçe"?


Duhet të dihet se trileçe në vendin tonë erdhi nga Italia dhe më pas u përhap në të gjithë Ballkanin. Vitet e fundit, kjo ëmbëlsirë është shumë e famshme edhe në shtetin turk. Në Turqi, mendohet se kjo ëmbëlsirë ka origjinën nga vendi ynë, për shkak të emrit të saj dhe për shkak se shqiptarët ishin të parët që filluan përgatitjen e Trileçes në Turqi.


Por origjina e vërtetë e Trileçes është nga Amerika Latine, përkatësisht Meksika.

Emri i vërtetë i Trilece është në spanjisht "Tres Leches" që do të thotë tre lloje qumështi.

Pasi u soll nga Amerika Latine ajo u emërua si "Trileçe" dhe sot pothuajse në të gjitha vendet e Evropës njihet me këtë emër.

bottom of page