Roma vendos tarifë për vizitën e Shatërvanit Trevi
- Zonë Turizmi
- Sep 11, 2024
- 1 min read

Roma planifikon të vendosë një tarifë prej 2.13 euro për vizitorët e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shatërvanin e famshëm Trevi. Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të menaxhuar turizmin e tepërt dhe për të mbrojtur një nga monumentet më të njohura të qytetit nga dëmtimet dhe mungesa e respektit. Qëllimi i kësaj tarife nuk është fitimi financiar, por reduktimi i turmave dhe ruajtja e dinjitetit të zonës.
Në të njëjtën kohë, autoritetet e Romës po shqyrtojnë vendosjen e kufizimeve për objektet e reja të akomodimit, në përpjekje për të zvogëluar presionin që turizmi masiv po ushtron mbi qendrën historike.


