Ryanair dënohet me 255.7 milionë euro nga autoriteti italian
- Zonë Turizmi
- Dec 30, 2025
- 1 min read

Sipas Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato, Ryanair është dënuar me 255.7 milionë euro për abuzim me pozitën dominuese dhe praktika antikonkurruese në tregun italian.
Autoriteti italian vlerëson se kompania ka kufizuar konkurrencën, duke penguar agjencitë online të udhëtimit të shesin fluturimet e saj në mënyrë të lirë dhe transparente, si dhe duke keqinformuar konsumatorët për koston reale të udhëtimit, përmes tarifave shtesë që shfaqeshin vetëm në fazat e fundit të rezervimit.
Dhe ndoshta, kjo gjobë e ka zënë sadopak hakun e mijëra udhëtarëve që janë detyruar të paguajnë në aeroport shuma të konsiderueshme për një valixhe që rezultoi disa centimetra më e madhe ose disa gramë më e rëndë, duke paguar shpeshherë më shumë për bagazhin sesa për vetë biletën e avionit.
Një vendim që nuk ndryshon të shkuarën e pasagjerëve, por që dërgon një mesazh të qartë: “low-cost” nuk mund të justifikojë mungesën e transparencës dhe të drejtave të konsumatorit.


