top of page

Spanja vendos rekorde të reja në turizëm për vitin 2024

  • Zonë Turizmi
  • Sep 4, 2024
  • 1 min read



Spanja, një nga destinacionet kryesore turistike në botë, theu rekorde si në numrin e turistëve ashtu edhe në të ardhurat nga turizmi gjatë sezonit 2024.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE), vendi priti 53.37 milionë turistë në periudhën janar-korrik 2024, duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në muajin korrik, Spanja priti 10.9 milionë turistë.

Gjithashtu, të ardhurat nga turizmi arritën në 71 miliardë euro në këta 7 muaj, një rritje prej 18.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

 
 

Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page