Unaza me vlerë 750 mijë euro e humbur në dhomën e hotelit është gjendur në torben e fshesës me rrymë
- Zonë Turizmi
- Dec 13, 2023
- 1 min read

Unaza e diamantit me vlerë 750 mijë euro, e cila u raportua se ishte zhdukur në një dhomë hoteli në Paris, qyteti i turizmit me famë botërore të Francës, u gjet në torben e pluhurit brenda fshesës me korrent.
Sipas The Guardian, ngjarja ka ndodhur në Ritz. Një biznesmen anonim malajzian tha se kishte dalë për të bërë pazar pasi kishte lënë unazën e tij në tavolinën e dhomës dhe kur u kthye disa orë më vonë, nuk mundi ta gjente unazën e tij. Pas denoncimit, policia ka ardhur në hotel për të hetuar. Dy ditë pas ankesës, hoteli njoftoi se unaza u gjet brenda fshesës me korrent nga rojet e sigurisë.


