top of page

Çfarë duhet të dini për të rezervuar një hotel të lirë?

  • Zonë Turizmi
  • Apr 16, 2021
  • 1 min read

Updated: Nov 7, 2022

Para se të bëjmë plane për pushime, ne gjithmonë shikojmë se sa mund të shpenzojmë për pushime. Sigurisht që duam të kemi një pushim të këndshëm duke rezervuar një hotel të mirë, por këto hotele nuk janë gjithmonë të lira.



Më poshtë do të rendisim disa mënyra për të gjetur hotele të lira.


Rezervoni herët

Është e vertet që çmimet jashtë sezonës janë shumë më të lira se sa gjatë sezonit. Prandaj, sekreti i parë i një hoteli të lirë është të rezervoni herët. Kjo nuk vlen vetëm për hotelin, por edhe për biletat e linjave ajrore, nëse bëni një rezervim 4-6 muaj më herët do të paguani pothuajse gjysmën e çmimit.


Ndiqni promocionet

Hotelet gjithmonë jashtë sezonit ofrojnë çmime promovuese, nëse ndiqni këto oferta herë pas here, do të jeni me fat të rezervoni një hotel të lirë për pushimet tuaja.


Bëni krahasime

Faqet e internetit dhe agjencitë turistike që shesin dhoma hoteli gjithashtu kanë ndryshime çmimesh. Prandaj nëse bëni krahasime mund të rezervoni hotelin me çmimin më të lirë.


Preferoni periudhat para dhe pas sezonit

Nëse bëni një pushim para fillimit të sezonit rezervimi juaj do të jetë më i lirë nuk do të hasni tollovi që shkaktohet gjatë sezonit të pushimeve.


Kërkoni për hotele cilësore në të njëjtën Zonë

Zona ku do të kaloni pushimet mund të ketë shumë hotele të ngjashëm, kështu që ju mund të hulumtoni në faqet e tyre të internetit dhe të vendosni për hotelin që ju përshtatet më shumë.

 
 

Zonë Turizmi është një portal online që ofron informacione për industrinë e turizmit.

Gjithashtu, portali synon të lidhë konsumatorin me produktet turistike dhe t'i promovojë ato.

© 2024 Zonë Turizmi - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

bottom of page