top of page

Çfarë është turizmi i gjuetisë?

Gjuetia ka ekzistuar që nga ekzistenca e njerëzimit dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mëgjithate, gjuetia ne ditët e sotme është bërë më shumë si një aktivitet rekreativ, veçanërisht për të pasurit.


Sot, ka shoqata, agjensi udhëtimi që organizojnë turne që u mundësojnë turistëve të gjuajnë kafshë të egra. Sidoqoftë, këto aktivitete të gjuetisë janë të ligjshme dhe ekzistojnë rregulla se si të veprohet, në cilat vende dhe cilat kafshë mund të gjuhen.

Sigurisht që ka gjithmonë nga ata që shkelin ligjin dhe vrasin kafshë që u përkasin specieve të mbrojtura ose e bëjnë atë jashtë sezonit. Megjithatë, këto veprime me ligj janë të dënueshme dhe konsiderohen si vepër penale. Edhe kur ky turizmi praktikohet legalisht, ai ndihmon në ruajtjen e specieve dhe mbijetesën e komuniteteve në këto zona.


Atëherë, çfarë është turizmi i gjuetisë?


Aktiviteti i gjuetisë i kryer brenda kuadrit të rregullave të nevojshme në sezonin e gjuetisë, duke marrë në konsideratë kafshët e gjahut të përcaktuara, njihet si turizmi i gjuetisë.

Gjithashtu, njihet si një lloj turizmi që përfshin shfrytëzimin e të mirave dhe shërbimeve turistike për t’u argëtuar dhe relaksuar.


Organizata Botërore e Turizmit e konsideron turizmin e gjuetisë brenda fushës së turizmit sportiv dhe thekson qëndrueshmërinë e mjedisit pasi personi është në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, si në llojet e tjera të turizmit.


Ata që marrin pjesë në këtë aktivitet janë të detyruar të paguajnë një tarifë për secilën kafshë që dëshiron të gjuajë, dhe nëse dëshiron ta marrë kafshën jashtë vendit, duhet të mbajë tarifa të ndryshme. Të gjitha këto detaje janë përfshirë në Rregulloren e Turizmit të Gjuetisë.


Sot aktivitetet e paligjshme të gjuetisë kanë çuar në zvogëlimin dhe zhdukjen e shumë kafshëve në të gjithë globin. Padyshim, turizmi i gjuetisë është një nga mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar gjuetinë pa leje, e cila prish ekuilibrin e jetës natyrore.


Sidoqoftë, nuk është e mundur të thuhet se turizmi i gjuetisë është një lloj i rëndësishëm i turizmit dhe kontribuon në ekonominë me të ardhura të larta.


Cilat janë vendet ku praktikohet turizmi i gjuetisë?


Vendet afrikane janë ato që preferohen më shumë për këtë lojë turizmi.

Ky kontinent i madh dhe i pasur me jetë të egër shtazore është një destinacion perfekt për adhuruesit e safarit dhe të turizmit të gjuetisë. Vendet që kanë këtë lloj turizmi më të zhvilluar janë: Tanzania, Uganda, Musanbik, Namibia, Kenia, etj. Ndërsa kafshët të cilat janë shënjestra e vizitorëve janë; luanët, elefantët, drerët, demat, antilopët, krokodilat.


Nderas ne Evropë, Bullgaria është ndër destinacionet më të rëndësishme të gjuetisë për sa i përket gjuetisë së kafshëve të egra. Kafshët e egra që lejohen të gjuhën në Bullgari janë si më poshtë: Lepuri i egër, Delet e egra, Rosat e egra, Derri i egër (i përshtatshëm për gjueti me makinë), Breshka, Qukapiku, Kaprolli, Bricjapi, Pata, Thëllëza dhe Dreri i Kuq.


Ka shumë organizata dhe shoqëri civile që janë kundër këtij lloji të turizmit sepse kjo po rrezikon zhdukjen e shumë kafshëve dhe po i shkakton dëme natyrës. Prandaj, në të ardhmen mendohet se ky lloj turizmi nuk do të ekzistojë më.

bottom of page