top of page

Çfarë është Turizmi i Kongreseve?



Turizmi i Kongreseve është një ndër llojet e rëndësishme të turizmit që janë zhvilluar në botë në vitet e fundit. Çdo kongres është një fillim për turizmin. Organizatat e Kongreseve që rriten çdo vit tregojnë se e ardhmja e këtij lloji të turizmit është mjaft e ndritshme. Pothuajse çdo vend në botë organizon kongrese të ndryshme që më pas kontribuojnë në të ardhurat e turizmit.


Kongreset janë më të zhvilluara në rajone me infrastrukturë dhe superstrukturë të mjaftueshme. Turizmi i Kongreseve, i cili ka një pjesëmarrje prej mbi 20% të xhiros midis llojeve të turizmit, ai përbën burimet kryesore turistike të vendeve të tilla si Hong Kong, Tajlanda dhe Singapori, përfshirë edhe disa vende evropiane.


Vendi ynë nuk qëndron edhe shumë mirë për sa i përket këtij lloji të turizmit në krahasim me vendet e rajonit. Prandaj, duhet të bëhen përpjekje që të bëhemi pjesë e organizatave të ndryshme botërore në mënyrë që të organizohen sa më shumë konferenca, seminare, workshop-e edhe në vendin tonë.


Dihet që kongreset e mëdha kanë mbi 500 pjesëmarrës dhe kostot e tyre për akomodim, ushqim, argëtim, shopping etj. janë mjaft të larta, kjo pastaj reflekton në zhvillimin e turizmit.

bottom of page